Mbrojtësi i Liverpulit, Mamadu Sakho, po hetohet nga UEFA për marrje substancash të ndaluara. Francezit i është gjetur një substancë për djegien e dhjamërave në analizën pas ndeshjes kundër Mançester Junajtid në Ligën e Europës, më 17 mars.

26-vjeçari, i cili ka kërkuar bërjen e analizës B, ka të drejtë të luajë gjatë hetimeve, por klubi vendosi ta pezullojë deri në përgjigjen përfundimtare.

Nëse futbollisti dënohet në mënyrë përfundimtare, ai pritet të mos jetë prezent edhe në ‘Euro 2016’ kur Franca do të ndeshet me Shqipërinë në grup.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe francezi që luan për PSG-në, Blaise Matuidi. Ky i fundit e ka përshkruar si ‘vëllain e tij’ Sakhonë dhe thotë se do t’i vinte shumë keq nëse ai do të humbiste finalet e Europianit.

“Unë nuk e njoh mirë historinë e saktë, por nëse është fakt që Sokho nuk do të jetë pjesë e Europianit, do të më vinte shumë keq”,-ka thënë ai sipas tabloidit ‘The Sun”.

Rreth dy javë më parë Karim Benzema njoftoi se nuk do të jetë pjesë e kombëtares francezë. Shkak për këtë janë bërë proceset gjyqësore ndaj tij. (Panorama Sport)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb