Mamaja e këngëtares së famshme Rita Ora, Vera Ora është futur në vijën e parë të frontit të luftës kundër CoVid-19. Me profesionin psikiatre, Vera Ora po jep kontributin e saj në këtë periudhë kritike që po kalon Britania e Madhe por edhe e gjithë.

Sipas “The Sun”, Vera Ora njëkohësisht ka punuar edhe si mjeke e përgjithshme dhe tashmë ajo po ndihmon kolegët e saj që të përballojnë fluksin në rritje të të sëmurëve me COVID-19.

Ndërkohë Vera Ora ka publikuar edhe një video ku u kërkoi ndjekësve të saj të rrinë në shtëpi për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së COVID-19.

“Edhe pse merrem me pacientët që kanë probleme me shëndetin mendor, po ndihmoj edhe kolegët e mi heronj. Është një kohë shumë e rrezikshme dhe të gjithë nuk janë të sigurt dhe duhet qëndruar në shtëpi, ne po mbizotërohemi me pacientët që kalojnë dhe i rrezikojnë të gjithë”, është shprehur ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb