TIRANE

Disa ditë më parë në mediat rozë u përhap lajmi se Shpat Kasapi kishte një histori të re dashurie. Ka qenë vetë këngëtari ai që tha publikisht se po jeton një dashuri të re, të cilën uron ta bëjë shpejt publike.

Ditën e djeshme Shpat Kasapi ka qenë i ftuar në “Rudina”, ku shoqërohej nga nëna e tij, një figurë e njohur e politikës në Maqedoni, deputetja Gjylymser Kasapi.

Duke folur për raportin dhe lidhjen e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin, e ëma rrëfeu edhe pengun më të madh që ka për të birin: “Unë do doja që Shpati të më dëgjonte mua dhe të martohej. Meqenëse jam edhe specialiste e familjes, konsideroj se edhe krijimi i saj ka një moshë të caktuar, qoftë për femrën, qoftë për mashkullin. Nëna pret që ta martojë dhe të krijojë familjen e tij dhe unë të vazhdoj me punët e mia”,- tha Gjylymser.

Sa herë i biri rri netëve të vona nëpër club-e e diskoteka, e ëma e kritikon: “Kur dal natën ndonjëherë diskotekave dhe rri me të rinj: “O mami, po pse nuk rri në shtëpi, pse nuk shkon në fakultet? Femrat e mira, vajzat e mira, i gjen në fakultet, nuk i gjen në diskotekë… Prandaj ti nuk gjen një vajzë të mirë”, – këngëtari citonte fjalët e nënës së tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb