SHBA – Tre vjeçarja Mia është fanse e çmendur e pjesëtarit të Maroon 5, Adam Levine. Vogëlushes i thyhet zemra kur mamaja e saj i tregon se 36-vjecari nuk ishte më beqar por ishte martuar.
Ajo ia plas së qarit në makinë dhe askush nuk e pushonte dot. Videoja ku qan vogëlushja u postua në YouTube nga nëna dhe në pak ditë arriti 5 milione klikime.
Për të mësoi dhe prezantuesja e emisionit Ellen DeGeneres, e cila e ftoi 3-vjeçaren në studion e saj, ku dhe i kishte përgatitur një surprizë.
Mia tregoi përpara prezantuese që prej “shumë kohësh” ajo dëshiron të martohej me të dhe me zor po priste momentin ku t’i “kërkonte” dorën.
Ajo tregoi se u mërzit shumë kur mësoi lajmin për martesën e idhullit të saj. Ky është takimi i 3-vjecares Mia me “dashurinë” e saj.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb