Kanë qenë disa muaj të vështirë për Marina Ovsyannikova, gazetaren e televizionit shtetëror rus, e cila shpërtheu kundër Putinit gjatë transmetimit live të lajmeve në televizionin shtetëror.

Ovsyannikova nuk ka punë, jeton me paratë që fitoi nga shitja e makinës së saj dhe është në mes të një beteje të ashpër për kujdestarinë me ish-bashkëshortin, i cili punon në televizionin Russia Today. Gazetarja duket se po përjeton sulm nga të gjitha anët.

“Mamaja ime mbështet Putinin, djalit tim i është larë truri nga babai i tij dhe unë jam duke u kritikuar nga mbështetësit e operacionit special ushtarak”, thotë ajo.

“Një pjesë e opozitës më akuzon mua. Më quajnë ish-propagandiste. Plus, edhe ukrainasit po flasin kundër meje sepse i besojnë të gjitha këto falsifikime dhe teori konspirative. Ata besojnë se transmetimi nuk ishte drejtpërdrejt dhe se unë jam duke punuar për FSB.”, shtoi gazetarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb