TIRANË

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka publikuar mesazhet që një gazetar i ka dërguar Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku i shpreh shqetësimin për mungesën e një ilaçi të domosdoshëm për kurimin e nënës së tij tek Onkologjiku. Janë dy mesazhe që gazetari i ka dërguar ministres por për asnjërin nuk ka marrë përgjigje. Bëhet fjalë për një ilaç të quajtur interferon, që mungon prej disa javësh.

“Znj. Ministre përshëndetje! Uroj çdo gjë të mbarë për ju. Jam gazetar në…. Ju shkruaj për një problematikë që na ka vendosur në vështirësi ditët e fundit. Mamaja ime…kurohet me Interferon në Spitalin Onkologjik në Tiranë prej 7 muajsh. Sot mësuam që medikamenti mungon prej disa javësh në këtë spital. Kjo është një situatë e paprecedentë. Mamaja ime rrezikon të humbasë jetën pasi duhet të vazhdojë të marrë kurat. Ju lutem jepini një zgjidhje sa më të shpejtë kësaj situate, pasi kjo është shumë e rëndë. në pritje të përgjigjes suaj. Faleminderit…”, është mesazhi i parë, ku gazetari qartë nuk kërkon zgjidhje vetëm për nënën e tij por për situatën.

Pasi nuk ka marrë përgjigje ai i ka dërguar një mesazh të dytë ministres manastirliu por sërish nuk ka përgjigje.
Znj. Ministre përshëndetje! Edhe njëherë ….ju shqetëson. prita dy ditë për të marrë një përgjigje për mungesën e Interferonit në Spitalin Onkologjik. Sinqerisht ndihem i befasuar nga mungesa e reagimit institucional. Të paktën minimalisht dikush nga institucioni që drejtoni, qoftë edhe për kortezi duhëet të më kishte begenisur. Ju falënderoj nga zemra për suportin, kur të shkoj në shtëpi sonte do t’i them mamasë sime që të bëhet e fortë dhe të mos e humbasë shpresën sa të ketë frymë se medikamentet në një të ardhme do ia sigurojmë edhe po nuk ishte në këtë botë. Faleminderit”, ka qenë teksti i mesazhit të dytë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nga ana tjetër deputeti i PD Bardh Spahia thotë se ministrja në fjalë as e ka konsideruar për t’i dhënë përgjigje, e jo më të impenjohej për të bërë çka i takon, detyrën.

STATUSI I DEPUTETIT SPAHIA

Mund të mendohet që një mjek nuk tronditet lehtë, pasi vetë profesioni të stërvit racionalitetin, para të mundurës e të pamundurës. Por sinqerisht ishte e pamundur të mos prekeshe nga dhimbja njerëzore që përcon ky mesazh i një gazetari, për më të shtrenjtën në jetë, nënën. Ilaçet mungojnë tek onkologjiku për trajtimin e të sëmurëve, e ndërprerja e një cikli trajtimi, kushton shtrenjtë, me jetë. Këtë hall i ka shpjeguar gazetari ministres OGERTA MANASTIRLIU. E ministrja në fjalë as e ka konsideruar për t’i dhënë përgjigje, e jo më të impenjohej për të bërë çka i takon, DETYREN! Moj zonjë, mirë që nuk merr vesh nga fusha që ke pranuar të drejtosh, po pjesën njerëzore, ku dreqin e ke! Njerëzit, pacientët nuk janë tendera zonjë, as PPP, as koncesione! Janë ata që së pari paguajnë edhe për rrogën tënde, e të shefit tënd. Pra zonjë, së pari detyrimin e ke me çdo qytetar që përballet me shëndetësinë që ti drejton, e siç të është faktuar në mesazh, ajo është situata ku e keni katandisur: onkologjiku pa ilaçe! Arroganca e padija nuk janë punë zonjë! Të kombinuara me indiferencën janë më së paku paturpësi kriminale! Duhet t’ju vijë zor, që informoheni për situatën e nuk reagoni! Që ta kesh të qartë: shëndetësia nuk reformohet me fasadë, se ke të bësh me jetë njerëzish, e ato lloj statistikash bëjnë më shumë se të të nxijnë fytyrën!

Bardh Spahia Fb
Bardh Spahia Fb

m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb