Olta Gixhari është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe ka përgatitur valixhen me rrobat e foshnjes për ta mirëpritur në jetë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Aktorja shqiptare postoi një foto të valixhes me rrobat e bebit dhe u shpreh se kjo është më e bukura që ka përgatitur ndonjëherë.

Ndërsa shtoi se mezi pret që të mbajë në krahë të voglin e saj.

“Kurrë më parë valixhe më te bukur nuk kam përgatitur! Mezi presim të t’kemi në krahët tonë i vogli jonë?Mami dhe babi tashmë janë çmendur për ty,“- shkroi Olta Gixhari, krahas fotos.

Aktorja pritet të bëhet nënë për herë të parë së shpejti. Së bashku me partnerin e saj misterioz po jetojnë në Spanjë, ku edhe po shijojnë ditët më të bukura të dashurisë së tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb