Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga rasti i përdhunimit të 12 vjeçares në Greqi nga 9 meshkuj, ndërsa nëna e saj është pas hekurave pasi dyshohet se ka qenë ajo tutorja e së bijë.

Mediat greke kanë publikuar sot mesazhe të shkëmbyera mes 37-vjeçares dhe të bijës në Messenger, ku e ëma i kërkon me ngul para të bijës, ndërsa kjo e fundit ndodhej me pushime në një ishull në Greqi tek halla e saj.

Nëna i shkruan të bijës ndër të tjera që t’i kërkojë dikujt 40-50 euro, pasi nuk ka para për të blerë cigare.

E bija i thotë se i ka kërkuar, por i ka thënë jo. më pas nëna e shtynë që t’i shkruajnë vazhdimisht, duke e çuar kërkesën deri në 15 euro, por sërish e bija i thotë se ajo nuk i përgjigjet dhe se ka fikur telefonin.

Edhe pse gjatë deklaratës së saj para prokurorëve ajo ka mohuar se ka pasur dijeni që e mitura shfrytëzohej, këto mesazhe, përpos llogarive bankare ku i janë derdhur mijëra euro, dëshmojnë mënyrën sesi ajo e përdorte të miturën për interesat e saj.

Pjesë nga biseda:

Nëna: Çfarë do të bësh, u përgjigj ajo, ia dh**** racën

Vajza: Jo, nuk më është përgjigjur. Mos dërgo gjëra të tilla.

Nëna: Mirë

Vazja: Hajt se flasim

Nëna : Vitin tjetër. Fshi mesazhet.

Nëna : Çfarë ndodhi? Ndonjë lajm?

12-vjeçarja: Jo

Nëna: Nuk ia ke dërguar? Edhe ti po talleshesh me mua më duket

12-vjeçarja: Ia kam dërguar sms, nuk më përgjigjet. Ku po tallem me ty?

Nëna: Thuaj të të japë 40-50 euro dhe pastaj do t’ju japë përsëri kur të ktheheni.

12-vjeçarja: Hajde se flasim mami. I thashë, ajo thotë jo.

Nëna: Hajde… thuaj të paktën 20.

12-vjeçarja: Ajo tha jo.

Nëna: Për 20

12 vjeçarja: Hej mami, erdha këtu për tu qetësuar, jo të më thuash sërish të njëtat gjëra. Doja të qetësohesha, nuk duroj dot më, nuk mundem.

Nëna: A nuk tha për ndonjë 20 euro?

12-vjeçarja: Mami!

Nëna: Kërkoi të gjej 15 euro për cigare, se s’kam

12-vjeçarja: Përshëndetje mami!

Nëna: Të thash ppër të më dërguar para, jo përshëndetje

12-vjeçari: Po nuk më tha, më ler rehat dhe ti o ma.  Më tha nuk mund ta them tani, në mëngjes.

Nëna : Dua të pi një cigare. Kishte mbaruar

12 vjeçarja : Dhe çfarë më intereson mua nëse do të pish cigare?

Nëna : Bëj diçka me të. Merri 15.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb