Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” u trajtua hitoria e Indritit, në qytezën e Mamurrasit.

Drejtoresha e shkollës së tij 9-vjeçare Sanije Toçi i drejtoi një kërkesë për të ndihmuar nxënësin e saj pasi ai kishtë lënduar syrin duke luajtur në shtëpi me një shokun e tij.

Familja e Indritit nuk kishte asnjë mundësi të paguante për operacionin e djalit pasi jetonin në një kontenier , shtëpia u ishte shembur nga tërmeti i një viti më parë.

Me tu grumbulluar paratë e ndërhrjes në sy Fabio I cili kishte ka nevojë emergjente për dy operacione, në mënyrë që të mos humbasë shikimin plotësisht është operuar me sukses.

Drejtoresha e shkollës ishte tek spitali Continetal për të mbështetur jo vetëm nxënësin e saj por edhe të ëmën që priste me ankth. “Shpresoj shumë do i dalë mirë operacioni djalit, ju falenderoj shumë ju Elvis Naçin, Sidritin për gjithë ndihmën që kanë dhënë për djalin tim”,-thotë e ëma para se djali të futet në operacion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb