Man.City po lëviz fuqishëm në këtë merkato dimri, me “qytetarët” që vënë në jetë një tjetër goditje të rëndësishme teksa zyrtarizuan afrimin e Omar Marmoush.
75 milionë euro i kushtoi Man.City afrimi i sulmuesit egjiptian. Marmoush është një sulmuesit më në formë këtë sezon teksa në 26 ndeshje ka realizuar 20 gola dhe ka dhuruar 14 assiste me fanellën e Frankfurt.
Man.City njoftoi se 25-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në 2029.
(BalkanWeb)