8 pikë në 5 javë kampionat janë shumë pak për një ekip si Man.City që edhe këtë sezon pretendon të fitoj titullin kampion në Premier League. Pas barazimit kundër West Ham, Pep Guardiola ngriti alarmin duke u shprehur se ekipi nuk është i plotë dhe ka nevojë për përforcime. Në Angli kapen pas një tjetër skenari, mungesa e një rinovimi ndërmjet palëve mund të sjell ndërprerjen e bashkëpunimit në fund të këtij sezoni.

Pep Guardiola 3 2048x1152
Pep Guardiola 3 2048×1152

Pep Guardiolës i skadon kontrata më 30 qershor të vitit të ardhshëm, drejtuesit e Man.City kanë shprehur dëshirën për rinovimin e kontratës por trajneri spanjoll ka marrë më shumë kohë për të vendosur. Në rast lamtumire, sipas “Daily Mail”, “qytetarët” kanë gati dy alternative, i pari mbetet Mauricio Pochettino, i pa punë që nga koha kur u largua nga Tottenham Hotspur. Emri i dytë është Julian Nagelsmann, trajneri që vijon të magjeps botën e futbollit ku vetëm një sezon më parë arriti që në krye të Laipzig të kap gjysmëfinalet e Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb