Dënimi i dhënë nga UEFA ka trazuar shumë ambientin në shtëpinë e Man.City, të shumtë janë lojtarët që po mendojnë largimin por i vetmi që nuk ka ndërmend të dorëzohet është trajneri Pep Guardiola. Si një motivues i jashtëzakonshëm, Pep po bën gjithçka është e mundur të mbaj të karikuar lojtarët në vigjilje të sfidës në Champions League kundër Real Madrid. Për ti dhënë një dorë në këtë moment të vështirë, Pep ka kërkuar ndihmën e Toni Ndal, xhaxhai i Rafa Nadal, ish trajneri i tenistit të famshëm por që aktualisht punon si motivues.

Pep
Pep

Toni është parë në akademinë e Man.City për të mbajtur një fjalim motivues për lojtarët dhe stafin. Pep kërkon të bëj një mrekulli në kushte emergjence, kërkon kokën e rivalëve të përjetshëm, Real Madrid, Champions League është i vetmi turne që mbetet në valle pasi me Premier League i kanë larë duart me kohë. Pep nuk dëshiron të lë asgjë rastësisë, ka filluar që tani të punoj për këtë sfidë në program për të mërkurën e ardhshme. Spanjolli beson shumë se Toni Ndal do ti jap një ndihmë në këtë pjesë, është një profesionit i jashtëzakonshëm i cili ka përpunuar një talent të kalibrit botëror si Rafa Nadal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb