Harry Kane ishte objektivi kryesor i Man.City gjatë merkatos së verës. “Qytetarët” dolën hapur duke shprehur pëlqimin e tyre për kapitenin e Tottenham, pranuan publikisht se ishin në tratativa por në fund ishte bosi i “gjelave” që vendosi veton duke i thonë “Jo” çdo ofertë të ardhur nga City. Pavarësisht këtij fakti, drejtuesit e klubit të Man.City nuk kanë ndërmend të ndalen, sipas ESPN, me hapjen e merkatos së janarit do të tentojnë sërish të transferojnë sulmuesin anglez.

Harry Kane
Harry Kane

Gjithnjë sipas ESPN këtë periudhë po punojnë për të përpiluar ofertën e duhur për të joshur bosin e Tottenham pasi me lojtarin kanë gjetur akordin prej kohësh. Pep Guardiola kërkon me insistim një qendërsulmues dhe Kane është profili i duhur që plotëson shijet e teknikut spanjoll.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb