Man.City dhe Pep Guardiola nuk kanë ndërmend të ndalen në merkato, kërkojnë me çdo kusht të triumfojnë në Champions League, për t’ia arritur këtij qëllimi në tavolinën e spanjollit ka gjithnjë një çek të bardhë. Sipas “Don Balon”, Guardiola ka kthyer vështrimin nga Haaland për të zëvendësuar Aguero të cilit i skadon kontrata në 2021. Gjithnjë sipas “Don Balon”, Man.City dhe Aguero janë shumë larg arritjes së akordit për rinovimin e kontratës, në këto kushte janë të detyruar të shohin në tregun e transferimeve për të gjetur një zëvendësues.

Former Real Madrid Player And Coach Ignites For Erling Haaland.img
Former Real Madrid Player And Coach Ignites For Erling Haaland.img

Haaland shihet nga Guardiola si pasuesi ideal i argjentinasit dhe një transferim i arsyeshëm pasi norvegjezi ka një klauzolë largimi prej 70 milion euro, një shifër që “qytetarët” do ta paguanin pa shumë sforco. Haaland ka një kontratë me B.Dortmund deri në vitin 2022 por në garë për biondin prej kohësh janë dhe Juventus e Real Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb