Henrik Mkhitaryan u bë protagonist sot me golin e realizuar në takimin kundër Sunderland që përfundoi me rezultatin 3-1. Në minutën e 86-të armeni i Manchester United e shfrytëzoi në maksimim një top të hedhur në zonë nga Zlatan Ibrahimoviç. Ajo që ra në sy ishte realizimi i Mkhitaryan që me një prekje befasuese me thembër la të shtangur portierin kundërshtar.

Mkhitaryan goal vs Sunderland | Man United vs… di taolaotv
Henrik Mkhitaryan po kthehet në një lojtar kyç në ekipin e djajve të kuq pas një fillimi të vështirë të vezonit, ku edhe u aludua për një largim të mundshëm nga “Old Traford”. Me fitimin e minutave duket se po vijnë edhe golat, për më shumë më një klas të jashtëzakonshëm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb