Pas Bastian Schweinsteiger, Man.United vazhdon të “peshkojë” tek Bayern Munchen. Sipas “Daily Star” Van Gaal dëshiron edhe Thomas Muller. Që nga dita e parë kur tekniku holandez zbarkoi në “Old Traford”, dëshira e tij më e madhe ka qenë të transferojë “vogëlushin” e tij. Van Gaal ishte trajneri, i cili promovoi për herë të parë Muller, tashmë e dëshiron më çdo kusht edhe në Mançester. Është e vështirë, thuajse e pamundur që Bayern të lejojë një tjetër futbollist lider, “Beniamin i tifozerisë”, të largohet brenda pak ditësh. Transferimi i Schweinsteiger i jep besim drejtuesve të United se gjithçka është e mundur dhe të gjithë janë gati për të realizuar një tjetër mision të pamundur.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: