Jadon Sancho është një nga talentet më të rëndësishëm në qarkullim, një futbollist me shumë klas që ka tërheq vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane. Man.United është një prej tyre, një klub që ka trokitur zyrtarisht në dyert e B.Dortmund duke u interesuar për sulmuesin britanik. Nëse “djajtë e kuq” dëshirojnë shërbimet e Sancho atëherë duhet të paraqesin ofertën e tyre brenda datës 10 gusht.

Jadon Sancho Borussia Dortmund 2019 20 1atzfvoiefmye14wwngkvuhm55 Min
Jadon Sancho Borussia Dortmund 2019 20 1atzfvoiefmye14wwngkvuhm55 Min

Ky është një kusht që vlen jo vetëm për Man.United por për çdo klub tjetër, pas kësaj date B.Dortmund nuk pranon më oferta pasi nëse Sancho largohet duhet të gjej një tjetër zëvendësues. Me apo pa Sancho në skuadër, verdhezinjtë duhet të ndërtojnë ekipin e ri për sezon pasues, për këtë arsye kanë vendos këtë limit kohorë. Kujtojnë që Sancho nuk është vetëm objektiv i Man.United por edhe i Real Madrid. Ky është vetëm kushti i parë, B.Dortmund nuk pranon të futet në negociata me asnjë klub nëse oferta e tyre nuk nis nga 100 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb