Spezia nuk shfrytëzoi të drejtën e blerjes së Rei Manaj, me sulmuesin shqiptar që u detyrua të kthehet te Barcelona. Te katalanasit konkurrenca është e madhe dhe gjigandi i La Liga pret oferta për futbollistin.

Mundo Deportivo, në një shkrim të publikuar paraditen e sotme bën me dije se në rast se nuk vjen ndonjë propozim i rëndësishëm këto ditë, Manaj do të jetë në grumbullimin e skuadrës me 4 korrik. Natyrisht, për të do ishte një mundësi e madhe dhe do mundtte të t regonte veten në sytë e Xavit.

Te Barcelona po mendojnë të gjitha hipotezat. Nuk përjashtohet shitja përfundimtare, huazimi me të drejtë blerje, huazim i thjeshtë, huazimi pa të drejtë blerje apo edhe qëndrimi në Camp Nou. Le të presim.

T5
T5

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: