Spezia nuk do ushtrojë të drejtën e blerjes së sulmuesit shqiptar, Rei Manaj. Sipas asaj që thotë eksperti i merkatos, Nicolo Schira, Klubi i Serie A ka vendosur që të kthejë te Barcelona lojtarin.

“Spezia nuk do të aktivizojë opsionin për të blerë Rei Manajn, i cili do të kthehet te Barcelona”, shkruante eksperti i merkatos, Nicolo Schira.Manaj luajti një sezon i huazuar te Spezia dhe ekipi i Serie A mund të blinte kartonin e futbollistit për 2.7 milionë euro. Diçka e tillë nuk do ndodhë, edhe pse 25 vjeçari është përfshirë në 30 ndeshje në kampionat. Ylli kuqezi realizoi 5 gola.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb