Rey Manaj mungoi në ndeshjen e fundti të kampionatit turk, me trajnerin e Sivasspor, Calimbay që theksoi se sulmuesi shqiptar ishte i dëmtuar. Nuk ka “qëndruar duarkryq” vetë Manaj, i cili ka reaguar, duke thënë se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Sipas tij, ky vendim ka qenë i trajnerit.
“Edhe pse kam dy muaj që luaj i dëmtuar, kam dhënë më të mirën. U stërvita me ekipin dy ditë para ndeshjes, isha gati të luaja, edhe si zëvendësues. Trajneri gjeti një justifikim për të më lënë jashtë, diçka që e kishte planifikuar më parë. Më lajmëroi me mesazh se nuk do të më grumbullonte.
Ego personale duhet të lihet mënjanë për të mirën e ekipit, por rezultatet kanë treguar se trajneri vendos gjithmonë egon përpara çdo gjëje”, tha Manaj.
Kujtojmë që Sivasspor ka rënë nga kategoria.