Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj u paraqit sot në seancën stërvitore të skuadrës së Albacate. Gjatë qëndrimit në këtë qendër, shqiptari nuk hezitoi të jepte një deklaratë për mediat dhe tregoi mbi momentet e tmerrit pas dëmtimit në sfidën kundër Granadës, raporton “BalkanWeb”.

Ajo që ishte më emocionuese në qendrën stërvitore kishte të bënte me veprimin e bashkëlojtarëve, të cilët ndërprenë menjëherë stërvitjen duke e pritur si hero lushnjarin. Shokët e skuadrës i dhanë kurajo dhe e përqafuan sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, të cilët  më pas i uruan fat dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës, raporton “BalkanWeb”.

Capture
Capture

Rrëfimi i shqiptarit ishte emocionues dhe i dhimbshëm, pasi theksoi se ka thyer hundën dhe dhëmbët vijojnë t’i lëvizin.  Manaj shtoi mes tjerash se vijon të jetë ende i tronditur, ndërsa rikujton edhe momentin kur e ka parë veten në spital, pasi nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur realisht.

“Jam shumë më mirë pas katër ditësh. Këtë mëngjes kam bërë një dush dhe pastrova gjakun, kam vetëm një thyerje të hundës dhe dhëmbët më lëvizin. Jam edhe pak i tronditur, por mendoj se kjo mund të jetë për shkak të traumës. Jam me fat! U zgjova në spital duke qarë dhe nuk e dija se çfarë kishte ndodhur.

Gjëja e parë që bëra ishte të shikoja videon e dëmtimit, teksa 5 orë më vonë e kuptova së çfarë kishte ndodhur. Shokë nga skuadra e Granadës më vizituan në spital. Askush nuk duhet të fajësohet për dëmtimin.

Ky është futboll dhe janë gjëra që ndodhin. Mjekët në Granada më thanë se 3 javë duhet të qëndroj në shtëpi. Në këto 3 ditë kam marrë shumë dashuri nga njerëzit. Ndihem mirë, dua të luaj me maskë tani”, tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb