TIRANË

“Me investimet për rehabilitimin e 100 qendrave shëndetësore me buxhetin e vitit 2019 do të përfitojnë drejtpërdrejt 580 mijë qytetarë”. Kështu deklaroi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në seancën parlamentare për buxhetin e vitit 2019. Ajo tha se do të investohet për fuqizimin e shërbimit parësor, duke ofruar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve.

“Infrastruktura e përshtatshme, programi i kontrollit mjekësor për cdo qytetar në qendrën e tij shëndetësore si dhe paketa e barnave të rimbursueshme për cdo të sëmurë kronik, qoftë ky i siguruar ose jo, me një financim që edhe për 2019 do të jetë 10 miliardë e 400 milion lekë – janë hapa konkretë drejt mbulimit shëndetësor universal”, tha Manastirliu.

Vetëm gjatë vitit 2018 po investohet për rehabilitimin e 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Me buxhetin e vitit 2019 investohet në 100 qendra shëndetësore dhe pika ambulancash, si pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 Qendrave Shëndetësore në këtë mandat qeverisës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb