“Në të dy sektorët e shëndetësisë dhe atë të mbrojtjes sociale janë 41 dokumente, të cilat qytetarët mund t’i aksesojnë online”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social në Berat, se tashmë aplikimi për përfitimin e ndihmës ekonomike bëhët online.

“Nuk janë vetëm shërbimet shëndetësore, janë gjithashtu dhe shërbimet sociale ku ne po bëjmë një përparim për sa i përket shërbimeve online. Me shërbimet sociale dhe nëpërmjet skemës së ndihmës ekonomike ne kemi arritur të zhvillojmë një program elektronik ku qytetarët nuk kanë më nevojë të sjellin dokumente pa fund, por vetëm me kartë identiteti aplikojnë për ndihmën ekonomike në zyrat vendore, të cilat i verifikojnë të gjithë dokumentet e tjera online. Me revolucionin digjital qytetarët mund ta aksesojnë vetë nëpërmjet e-Albania statusin e tyre, nëse janë përfitues ose jo të ndihmës ekonomike”, tha Manastirliu. Vetëm nëpërmjet kartës së identifikimit ata aplikojnë, dhe nëpërmjet formularit që realizohet në zyrat e shërbimit social shtetëror ata aplikojmë për t’u bërë ose jo përfitues në bazë të kritereve të programit të asistencës apo të ndihmës ekonomike”, tha Manastirliu.

Zgjerimi i shërbimeve online do të vijojë më tej me vërtetimin e ndihmës ekonomike me nënshkrim elektronik.

“Ajo çfarë vjen si risi nga data 1 Janar është identifikimi nëpërmjet portalit e-Albania i statusit nëse je përfitues ose jo i ndihmës ekonomike. Vetë çdo person apo familjar që kërkon informacion, mund të aksesojë nëpërmjet portalit e-Albania statusin e tij por ajo çka është më e rëndësishme është që duke u zgjeruar me shërbimet online, ky vërtetim do të jetë edhe me nënshkrim elektronik, pra do të mund të tërhiqet si vërtetim i vlefshëm online për shërbime të tjera, si për bursën për fëmijët në universitet apo librat falas, etj”, tha ministrja.

Janë 75 shërbime të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që do të ofrohën onlinë brenda vitit 2020. Nga data 1 Janar, 41 shërbime ofrohen online për qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb