Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk ka dhënë një përgjigje të saktë se kur pandemisë do i vijë fundi në Shqipëri.

E ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ajo thtoë se COVID-19 do të jetë një sëmundje endemike që do të jetë në gjithë botën për një kohë të gjatë.

Po ashtu ministrja thekson se për të arritur imunizimin e popullsisë deri më tani duhet vaksinimi në nivelin 87-90% teksa ajo e ka konisderuar ende të rëndësishme respektimin e masave.

‘’Ka një diskutim që nuk është vetëm, nuk do të doja ta përfshija brenda kufijve shqiptarë, është në Europë. Është një, por për të dalë nga ky debat i imunizimit, sa duhet të jetë përqindja, debatet që sot në botë janë, rrotullohen rreth faktit që duhet të sigurohemi që përqindja e vaksinimit duhet të jetë tek 87 deri në 90%. Kjo sigurohet vetëm nëpërmjet vaksinimit. Edhe nëse ke përqindje të lartë që kanë kaluar COVID-19, sa zgjat imuniteti. Ka të bëjë me të dhëna shkencore. Por ska rekomandime apo të dhëna.

Ajo që rekomandohet nga OBSH është vaksinimi si fjala kyçe dhe strategjia e vetme për të siguruar mbrojtjen dhe ndërprerjen e qarkullimit të COVID-19.

Kur një vend e shpall pandeminë të përfunduar?

Varet sepse sot ekspertët thonë që shumë teza hidhen, s’dua të bëj eksperten, kjo do të jetë sëmundje endemike, do të na shoqërojë, do të jetë si influencë. Ende nuk dihet. Fakti që ka variante të reja, na kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe. Ndërkohë që vaksina del për variantet e tjera.

Pfizer dhe AstraZenca thonë që kanë efektshmëri. Studimet më të mëdha janë bërë aty ku ka qarkulluar më shumë virusi.

Ka përkujdesje të shtuar, por nuk është pabaza. Në momentin që virusi nis shpërndahet, dhe Delta konsiderohet si një variant që rrit infektueshmërinë. Rritjen e hospitalizimeve nuk e sheh në javën e parë, porn ë të dytën ose të tretën. Lufta me variantet e reja nuk do të fitohet shpejt, por vetë njerëzit e kanë në dorë të parandalojnë.

Kemi mbi 1 milion e 100 mijë vaksinash, ndërkohë jemi në 970 mijë. Do të vlerësojmë më pas, duke vlerësuar që të jemi vigjilentë që dje masat i respektonin, por sot po relaksohemi. Ajo që duhet të bëjmë sot është të respektojmë masat. Higjiena, maska, distancimi social. Edhe është e rëndësishme, më pak se 60 raste aktive, nëse qëndrojnë të izoluara dhe do të jenë të kujdesshëm, do të jetë më mirë.’’- tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb