ELBASAN- Pak ditë pasi u paralajmërua aksioni i madh për çlirimin e hapësirave të zëna brenda qendrave spitalore, fadromat kanë nisur punë në Elbasan.

Ka qenë vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që ka qenë në Elbasan, ku edhe ka deklaruar se me këtë aksion pritet të lirohen 1132 metra katrorë hapësirë e zënë në të gjitha spitalet. Ajo tha se do i ndryshohet faqja spitaleve dhe do ofrohet shërbim më i mirë për qytetarët dhe kushte më të mira për mjekët.

Manastirliu Elbasan (8)

“Siç e kam shprehur edhe më herët kemi filluar aksionin e çlirimit të hapësirave nga çdo ndërtesë apo aktivitet tjetër që nuk ka lidhje me spitalet. Faza e parë ka qenë faza e identifikimit në çdo spital rajonal dhe bashkiak të të gjithë këtyre ndërtesave, ngrehinave apo aktiviteteve të tjera që s’kanë lidhje me spitalet. Kemi identifikuar vetëm në spitalet rajonale rreth 1132 metra katrorë hapësirë të zënë, që janë praktikisht objekte që shkaktojnë edhe ndotje. Ndaj kemi ndërmarrë këtë aksion që brenda 100 ditëve në të gjitha spitalet të mundemi t’i lirojmë këto hapësira. Ne kemi një plan i cili do të vijojë jo vetëm jashtë mjediseve të spitaleve por edhe brenda. Duam të sigurojmë që këto mjedise të jenë të pastra dhe brenda kushteve. Ne do të sjellim edhe një standard të ri, standardi i uniformave për personelin mjekësor dhe infermieror. Aksioni është për të ndryshuar faqen e spitaleve tona dhe për të ofruar një shërbim të denjë për qytetarët dhe për mjekët”, tha Ministrja Manastirliu.
Manastirliu Elbasan (7)

Manastirliu Elbasan (6)

Manastirliu Elbasan (4)

Manastirliu Elbasan (3)

Manastirliu Elbasan (5)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb