TIRANË

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shprehur falënderim për të gjithë personelin mjekësor dhe infermieror të Spitalit të Lezhës. Pas reagimit të këtyre të fundit me një deklaratë të përbashkët, Manastirliu ka shpërndarë postimin e tyre dhe ka shprehur mirënjohje jo vetëm për ta por të gjitha ekipet shëndetësore në të gjithë vendin.

“Kam veç fjalë falënderimi për të gjithë personelin mjekësor dhe infermieror të Spitalit të Lezhës. Ashtu sikurse dua të shpreh mirënjohje të thellë për ekipet tona shëndetësore në të gjithë vendin.
Gjithësekush prej tyre, është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe profesionalizmit, në shërbim të qytetarëve, edhe në këto ditë të vështira.
Pavarësisht spekulimeve, ne do të flasim vetëm me PUNË! #Bashkë”, shkruan Manastirliu.

Manastirliu
Manastirliu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb