Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar gjatë mbrëmjes Urgjencën Pediatrike në Tiranë, për të parë shërbimin e ofruar për fëmijët në këtë periudhë të ngarkuar virozash stinore.

“Jemi në shërbim të fëmijëve në këtë periudhë të intensitetit të lartë të gripit, ku kemi shtuar ekipet mjekësore në pediatri”,- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka informuar drejtpërdrejt prindërit për shërbimin që ofrohet edhe gjatë natës në katër qendra në Tiranë.

“Ofrohet shërbim pa ndërprerje në katër qendra shëndetësore në Tiranë, në Kombinat, Laprakë, në zonën e ish-bllokut dhe të oxhakut dhe nuk ka dallim ku banon, këto qendra janë të hapura për çdo fëmijë që ka nevojë”, tha Manastirliu.

Duke falenderuar të gjitha ekipet mjekësore për punën që po bëjnë, Manastirliu tha se të gjitha strukturat shëndetësore në gatishmëri për të përballuar situatën!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb