Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep një tjetër lajm të mirë, lidhur me të infektuarit me koronavirus.

Manastirliu shkruan në “Facebook” se janë shëruar nga ky virus i rrezikshëm edhe 5 mjekë e infermierë të tjerë, duke e çuar në 27 numrin e punonjësve shëndetësorë, që kanë mposhtur COVID-19.

Mesazhi:

Lajm i mirë ?

Mes 5️⃣ personel shëndetësor janë shëruar ✅

Gjatë 24 orëve të fundit një mjeke dhe katër infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP ✅

Shkon në 2️⃣7️⃣ numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga ?#COVID19?

Deri tani 1️⃣5️⃣4️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️

#FORCA

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb