Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, konfirmon lajmin e publikuar pak më parë nga “BAlkanWeb” se është pezulluar përkohësisht koncesioni i Check Up.

Në një mesazh në “Twitter”, ministrja sqaron se nuk është e vërtetë që ky koncesion do të anulohet, por sipas saj, ai do të pezullohet, deri në rikthimin e normalitetit, referuar situatës së krijuar nga koronavirusi.

“FAKE NEWS! CHECK UP NUK ËSHTË ANULLUAR, POR PEZULLUAR DERI NË RIKTHIMIN E NORMALITETIT, KUR NJERËZIT DO TË VIJOJNË SËRISH TË KONTROLLOJNË FALAS GJENDJEN E TYRE SHËNDETËSORE!”, shkruan Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb