Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa deklaroi se sot ka nisur shpërndarja e materialeve shëndetësore që erdhën nga Turqia, nëpër të gjitha spitalet, kryeministri Edi Rama deklaroi se ato janë blerë me buxhetin e akorduar për ‘gjendjen’ e luftës në të cilën ndodhet vendi për shkak të COVID-19.

Teksa Manastirliu i raportonte Ramës në një lidhje skype, ku të pranishëm ishin dhe kolegë të tjerë, ajo theksoi se bëhet fjalë për maska, doreza, apo mjete të tjera mbrojtëse për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të kësaj lufte përballë pandemisë globale.

Rama: A u morën materialet nga Turqia në dorëzim?

Manastirliu: Ka filluar shpërndarja në spitale. kemi rritur stoqet. Çdo furnizim qe vjen rrit stokun dhe krijon të gjithë atë panoramë mbrojtëse. Ne sot kemi shpërndarë më shumë se 50 mijë elemente mbrojtëse personale. Presim të kemi 167 mijë masa dhe veshje, doreza. Mbi 50 mijë pritet të vijnë sërish. Ne do vijojmë me këtë korridor komunikimi për të mbështetur këtë punë të mjekëve dhe infermierëve për luftën e padukshme.

Rama: Këto janë të gjitha materiale të blera, janë pjesë e buxhetit të luftës. Nderi dhe avantazhi i jashtëzakonshëm është që qeveria turke hapi kanalin e eksportit. Pasi kemi pasur anulime. Si rezultat i vendeve që kanë mbyllur kufijtë për të transportuar këto materiale. Nuk kemi atë ankthin që mos nuk na hapin kanalet. Kjo ishte për tu nënvizuar. Turqia dhe Kina janë të mbushura nga kërkesat. Jemi duke bërë shumë teste. Mesa unë ndjek kurbën, jemi tek parashikimet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: