Kanë mbërritur në Aeroportin Nënë Tereza 20 mijë doza të vakinës Astrazeneca, dhuratë e qeverisë së Greqisë për Shqipërinë. Vaksinat u pritën në aeroport nga zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.

Duke i shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështejten, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shpreh angazhimin për të vijuar pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 956,250 doxza të vaksinës antiCOVID dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

“? 20,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, falë ndihmës së Greqisë për Shqipërinë ?????
#Mirënjohje qeverisë së Republikës së Greqisë për mbështetjen. Solidariteti na bën më të fortë??
Do të #vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari ✅
#ShqipëriaBuzëqesh?”, shkruan Manastirliu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb