Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet me një mesazh në rrjetet sociale ndaj familjes së mjekut nga Kavaja, Sefer Dervishi që ndërroi jetë në COVID-2.

Manastirliu shkruan se me gjithë përpjekjet e kolegëve të tij tek ‘Shefqet Ndroqi’, Dervishi nuk arriti dot të mundë virusin e rrezikshëm.

Për më tepër ajo vlerëson mjekun për punën e palodhur dhe që i shërbeu komunitetit të tij me devotshmëri të pashoqe.

 

 

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

E trishtuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të përkushtuar të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Dervishit, i cili luftoi për dy javë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve, nuk ja doli ta mundë virusin e rrezikshëm.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të dr. Seferit, mjekut të palodhur që i shërbeu me devotshmëri të pashoqe komunitetit të tij.
U prehtë në paqe

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb