Shërbimi shëndetësor po ofrohet pa ndërprerje pranë pikave të emergjencës dhe në hotele ku janë akomoduar familjet e mbetura pa strehë si pasojë e tërmetit. Ministrja Manastirliu vizitoi sot pacientët kronikë që po marrin shërbim në kompleksian Diama në Durrës, ku janë akomoduar 300 banorë, kryesisht nga zona e Durrësit dhe Thumanës.

“Kemi evidentuar 435 pacientë kronikë në hotele dhe pikat e emergjencës, të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm, në mënyrë që të mos ju mungojë mjekimi I vazhdueshëm. Kemi organizuar shërbimin për ofrimin e kujdesit shëndetësor pranë hoteleve dhe kampeve të emergjëncës”, tha Manastirliu.
Në të gjitha hotelet dhe pikat e emergjencës ka nisur edhe programi I vaksinimit ndaj gripit për kategoritë në rrezik.

“Është e rëndësishme ta vijojmë këtë program pranë piakve ku ka grumbullime qytetarësh, në mënyrë që të ruajmë shëndetin e tyre”, tha Manastirliu.

Sa i takon shërbimit shëndetësor për qytetarët si pasojë e tërmetit, aktualisht janë 18 pacientë që vijojnë të marrin shërbim në spitalin e Traumës dhe 3 në spitalin e Durrësit. Të gjithë pacientët janë në gjendje të stabilizuar, drejt përmirësimit. Aktualisht shërbimi është I përqëndruar në qendrat 24 orëshe afër zonave të prekura dhe me ekipet mjekësore në terren në hotele ku janë sistemuar banorët e mbetur pa strehë.

Janë kryer 2,500 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele ku janë vendosur banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit. 3769 vizita dhe trajtime mjekësore në qendrat shëndetësore 24/7 pranë zonave të prekura nga tërmeti. 435 të semurë kronikë të evidentuar në hotele po marrin trajtimin e nevojshëm me barna.

Në pikat e emergjencës ka nisur vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.Deri tani janë kryer 178 vaksinime dhe procesi po vijon në çdo pikë emergjence.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb