Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Pogradeci se sot Shqipëria arrin 200 mijë të vaksinuar ndaj COVID-19.

Manastirliu thotë se vaksinimi po vijon me intensitet të lartë dhe pritet që të përmbyllet fillimisht grupi i efektivëve të Policisë.

‘’Kemi arritur numër të lartë vaksinimit. Në qarkun e Korçës janë vaksinuar mbi 9 mijë qytetarë. Kemi vaksinuar mbi 500 të moshuar, në ditë, procesi po ecën shumë mirë.

Sot arrijmë 200 mijë vaksinime, 192 mijë ishim dje. Do të ecim me ritëm. Përmbyllim efektivët e policisë, duke ulur fashën +65, dhe deri në 60 me të sëmurët kronikë. Ky ritëm do të vijojë të jetë me intensitet të lartë. ‘’- tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb