Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu dha disa porosi kryebashkiakëve të disa bashkive, që bëjnë pjesë në zonën e gjelbër ku nga e hëna nis lehtësimi i masave kundër koronavirusit. Por ndër të tjera ai iu kujtoi se përvec lehtësive ka edhe kthim pas nëse.

“Bëhet fjalë për një hapje me kushte dhe masat e sigurisë do jenë të vecanta në zonat e gjelbërta në Shqipëri. Komiteti ka vendosur të lehtësojë masat por protokolli i sigurisë do jetë strikt. Të mundemi të monitorojmë në këto qarqe rregullat. Ne kemi gati dhe frenat e emergjencës për cdo rast. Nëse shohim që thyhet rregulli do marrim masa për ta kthyer në gjendjen e mëparshme. Ju do njiheni nesër me të gjitha rregullat që të keni mundësi t’i impelentoni deri në nisje të javës tjetër”,- tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb