Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin ‘”Real Story” në News24 të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se bazuar nga informacionet prej epidemiologëve dhe raporteve ditore ka një ulje të qëndrueshme prej gati një javë në Shqipëri.

Manastirliu zbulon se të enjten pas më shumë se një muaji e pak, Komiteti Teknik do të japër raportin final për variantet e reja.

Teksa sot shënohet 1 vit nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, Manastirliu siguron se vendi është në kilometrin e fundit të maratonës dhe vaksinimi i popullsisë do të shënojë fundin e saj.

“Keto masa po fillojnë te japin efekt. Duhet të relaksohet sjellja individuale? Në gjithë sjelljen dinamike, që jo vetëm vlerëson numrat ditorë, por edhe disa indikatorë të tjerë shumë të rëndësishëm për epideminë në vendin tonë.

Flasim gjithmonë për ulje, nuk jam epdeimiologe, por nga raporet ditore flitet për ulje të qëndrueshme që ka një javë. Numrat nuk janë ngritur mbi 1 mijë. Kemi një lloj relaksimi të kubrës. Por që patjetër kjo duhet monitoruar. Nëse tregohemi të shkujdesur, nuk mbajmë, maskën, distancën etj, mund të rrezikojmë të rritemi sërish në infektime dhe shtrimet në spitale”.

Riinfektimet dhe variantet e reja
“Do kemi shumë shpejt raport për të gjithë hulumtimet që janë kryer, dhe po përgatitet raporti final të enjten për ekzistencën e varianteve të reja. Për një muaj e pak, kemi dyshime të arsyeshme se qarkullojnë variantet e reja, por një raportim final do e japë Komiteti të enjten. Sa i përket riinfektimeve ka raste që janë në hulumtim, për të parë dinamikën. Por edhe rastet e riinfektimeve, bashkë me shpeshtësinë, ishin indikatorët që çuan ekspertët në arsyetimin që mund të kemi rritje të transmetueshmërisë.
Ka një rënie, por vendet janë në alert prej mutacioneve.
As recetë magjike nuk ka, se ka lëshuar njeri. Patjetër ekspertët njëzëri deklarojnë se vaksinimi i popullatës është fundi i luftës me pandeminë, por edhe kjo duhe vlerësuar, por jemi në kilometrin e fundit të një maratone e cila përsëri duhet vlerësuar tek gjërat”. – tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb