Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një apel të profesoreshës Silvana Bala drejtuar qytetarëve për luftën ndaj COVID-19.

Bala thotë se mjekët do të bëjnë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, por lufta ndaj Covid nuk fillon në spitale.

Ajo thotë se çdo qytetari i mjafton zbatimi i masave të thjeshta për të qenë hero. Prandaj lufta ndaj Covid fillon në përditshmëri dhe zbatim të masave të thjeshta, maskë, distancë e higjienë.

 

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin tuaj. Por, të dashur qytetarë, lufta kundër Covid nuk fillon në spital. Ajo bëhet piksëpari nga çdonjëri prej jush, në përditshmërinë tuaj.

Mjafton zbatimi i masave të thjeshta për të qenë një hero. Maska, distancimi, higjiena. Bashkë do t’ia dalim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb