Prej një jave tashmë vendi i është nënshtruar vaksinimit masiv të popullatës.

Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në “Twitter”, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, në të gjithë territorin e vendit janë vaksinuar 7.386 qytetarë. Ndërsa po ashtu, ajo thekson se nga fillimi i fushatës së vaksinimit, përfshirë pra, edhe mësuesit, të moshuarit e mjekët, janë vaksinuar plot 192.882 qytetarë.

Postimi:

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama dhe ministrja Manastirliu, kanë theksuar gjatë ditëve të fundit se Shqipëria synon që brenda muajit maj, të ketë vaksinuar të paktën 500 mijë qytetarë në të gjithë territorin e vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb