Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, tregon se punësimi i mjekëve specialist në Spitalin Rajonal të Kukësit, ka përmirësuar ndjeshëm shërbimin për banorët e qarkut verilindor.

Më tej, ministrja sqaron se së shpejti pritet të finalizohet faza e parë e investimit me urgjencën dhe sallat e reja të kirurgjisë, duke vijuar më pas sipas saj, me rehabilitimin e plotë të spitalit.

Postimi i plotë i Ogerta Manastirliut:

Punësimi i mjekëve specialistë në Spitalin Rajonal të #Kukësit, ka rikthyer e forcuar shërbimin në specialitete të munguara më parë.
Mjekët e rinj, dr. Eljona Xhelili, kirurge e përgjithshme, dr. Anisa Muka, obstetër-gjinekologe, dr. Eliana Avllaj, pneumologe, dr. Erind Cafi, nefrolog, të cilët i janë bashkur ekipit të Spitalit të Kukësit, po bëjnë një punë fantastike për banorët e qarkut verilindor.

Së shpejti, finalizojmë fazën e parë të investimit, me urgjencën dhe sallat e reja të kirurgjisë, për të vijuar me maternitetin e ri dhe rehabilitimin e plotë të spitalit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb