“658 të lënduar nga tërmeti kanë marrë shërbim mjekësor në spitale si pasojë e tërmetit dhe aktualisht po trajtohen 65 të lënduar, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar, nën kujdesin e mjekëve që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”. Ministrja Manastirliu vizitoi mëngjesin e sotëm të lënduarit në spitalin e Traumës, ku deklaroi se po bëhet e pamundura për të trajtuar me profesionalizëm çdo të lënduar.


“Është bërë një punë e jashtëzakonshme nga ekipet mjekësore qoftë këtu në spitalin e Traumës, qoftë në spitalin e Durrësit por edhe nga urgjenca paraspitalore për trajtimin e 650 të lënduarve si pasojë e tërmetit”, tha Manastirliu. Ministrja Manastirliu deklaroi se dy prej të lënduarve nga tërmeti po vlerësohen të dërgojen për trajtim më të specializuar në Itali.


“Jemi në kontakt me partnerët tanë italianë që kanë sjellë misione shëndetësore për të na ndihmuar në këtë situatë të jashtëzakonshme dhe po bëhet vlerësimi i një djali 30 vjeçar dhe një vajze 20 vjeçare për t’u dërguar në Itali”, tha Manastirliu. Manastirliu konfirmoi gjendjen e gatishmërisë jo vetëm në spitale por edhe në qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti dhe në qendrat e emergjencës.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: