Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një raportimi të të gjithave masave që po ndërmerren në kuadër të situatës që po kalon vendi për shkak të COVID-19, deklaroi se po mendohet dhe skenari i katërt, ndërtimi i një spitali tjetër për të trajtuar të sëmurët me koronavisur.

Ajo theksoi se po bëhet vlerësimi i objektit, ndërkohë që shpreson se brenda 20 ditëve të kenë nisur punimet për këtë spital. Kaq mjaftoi që Rama t’ia kthente, ndërsa theksoi se nëse rezulton kështu, në hyrje të spitalit, do të ndërtohet monumenti i ministres së Shëndetësisë.

“Kemi bërë një vlerësim. Një objekt që ne po e shqyrtojmë për ta kthyer në strukturë spitalore për ata pacientë që do të kenë nevoja të trajtimit jo të specializuar, jo terapi intensive, por duna të kenë një hospitalizimini dhe do jenë nevojën për mjekim, kemi bërë investigim të vendit ku mendojmë që do jetë ku objekt, që si fillim do i nënshtrohet një rehabilitimi dhe më pas të plotësimit të nevojave bazë me mobilim spitalor dhe aparatura bazike, për të përballuar fluksin e nevojshëm. Ky është një skenar që e konsiderojmë si skenar të 4 në rendin e skenarëve që ne projektojmë. Jemi shumë shpejt që të hapim spitalin e dytë, që është ‘Shfeqet Ndroqi’, pastaj struktura e Urgjencës në QSUT. Kjo do jetë strukturë karantinë e nevojave bazike për ato të sëmurë simptomatik dhe që kanë nevoje për hospitalizim. Jemi duke parë çështjet ligjore si fillim, po bëjmë dhe vlerësim ekonomik. Koha duhet të jetë e shpejt. Brenda një afati 20 ditor ne mendojmë që jo të mbyllim spitalin, por të nisim punimet.”, tha Manastirliu.

Rama: Me 20 ditë, po fillove punimet, do të bëjmë një monument tek hyrja e spitalit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: