Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka shprehur urimin e saj për të gjitha gratë me rastin e “8 Marsit”.

Ajo shkruan se gratë dhe vajzat janë forca e sistemit tonë shëndetësore, janë kolonat e forta që mbajnë peshën më të madhe të përballimit të pandemisë, pa lënë mënjanë nevojat e tjera për kujdesin shëndetësor.

“Me ndjeshmërinë prej gruaje, me dhembshurinë prej nëne e me profesionalizëm të lartë, kanë shërbyer me përkushtim në këtë vit sfidues të pandemisë.”, shkruan ajo.

Manastirliu ka shprehur mirënjohjen për secilën nga 17.734 grave dhe vajzave që shërbejnë në vijën e parë dhe në prapavijë, në të gjithë sistemin shëndetësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb