Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbajtur sot një konferncë me 4 doktorë profesionistë, kërkues shkencorë që tashmë janë mobilizuar për të ndihmuar me risi shkencor mbi COVID-19 shërbimin shëndetësor shqiptar.

Manastirliu thotë se tashmë ky ekip kërkuesish shkencor quhet HEDA dhe sot video- konferenca u mbajt me Profesorin dhe Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Arben Gjatën si dhe doktorët Filip Çaushaj, Erand Llanaj dhe Aldi Pupuleku.

Ajo thotë se në kohë të vështira fryma solidare kapërcen kontinentet edhe kur bëhet fjalë për të ndihmuar vendin amë Shqipërinë.

 

VIDEOKONFERENCA DHE STATUSI I OGERTA MANASTIRLIUT

Në kohë të vështira fryma solidare kapërcen kontinentet dhe kur bëhet fjalë për të ndihmuar vendin amë ajo është e pakursyer.

Faleminderit për bisedën, mendimet dhe sugjerimet dr. Filip Çaushaj, Erand Llanaj dhe Aldi Pupuleku organizuar nga prof. Arben Gjata në kuadër të angazhimit të burimeve njerëzore në betejën kundër ?Covid19?

Mirënjohëse ndaj ekipit të kërkuesve shkencorë shqiptarë kudo në botë, që po ndihmojnë ekipet tona mjekësore me një doracak shkencor mbi progresin e #covid19 dhe plot informacione të tjera ndihmëse??

HEALTH DEVELOPMENT FOR ALBANIA (HEDA) do të na përcjellë risitë shkencore mbi #covid19 për personelin e shërbimit ambulator dhe spitalor.

#Bashkë jemi më të fortë?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb