Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zbulon në një postim në “Facebook” numrin e të vaksinuarve me koronavirus në vendin tonë.

Manastirliu thekson se mbi 300 mijë qytetarë kanë marrë deri më tani të dyja dozat e vaksinës anti-Covid, ndërsa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime në mbarë vendin.

“Në qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe në qendrat shëndetësore afër vendbanimit, vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit. ? Mbi 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, teksa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime anticovid në të gjithë vendin?? #ShqipëriaBuzëqesh?”, shkruan Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb