Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në rrjete sociale një kolazh fotosh, ku shfaqen momente teksa qytetarët vaksinohen nga bluzët e bardha në shtëpitë e tyre.

Këtë radhë, ministrja ka ndarë çaste nga vaksinimet e kryera në Bicaj të Kukësit. Po ashtu, Manastirliu njofton, se nga nesër, do të nisë java e hapur e vaksinimit, për çdo qytetar +18 vjeç.

Postimi i Ogerta Manastirliut:

Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm #Covid19.
Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend
#VaksinimiShpëtonJetë


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb