Leroi Sane nuk do të rinovojë kontratën e tij me Mançester Sitin, kontratë që i skadon në qershor të vitit të ardhshëm, dhe mund të largohet nga klubi anglez që këtë vetë. Lajmin e ka dhënë vetë trajneri i “Citizens”, Pep Guardiola, në konferencë për shtyp.

“Ka refuzuar dy apo tre herë propozimet e klubit për rinovim. Nëse do të gjejmë akord me një tjetër klub, mund të largohet që në përfundim të këtij sezoni, ndryshe do të qëndrojë deri në përfundim të kontratës së tij.”.

Për sulmuesin gjerman 24-vjeçar, vazhdon të jetë shumë i madh interesimi i Bajernit të Mynihut, që shpreson ta rikthejë në atdhe dhe ta rilëshojë në nivele të larta pas dëmtimi të gjatë. Sane iu bashkua Sitit për shumën e 52 milionë eurove nga Shalke 04 në gusht të vitit 2016.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb