Man.City dhe Man.United janë dy ekipet që kanë shpenzuar më shumë në dekadën e fundit në tregun e transferimeve. “Qytetarët” janë të parët në listë, me shpenzime marramendëse, në bilancin e bërë, mes merkatos në hyrje dhe në dalje, aktualisht janë minus 631 milion euro. Fiksimi i tyre për të triumfuar në Champions League i ka kushtuar jashtëzakonisht shumë arkave të klubit, aq sa kanë qenë edhe objektet hetimi nga FIFA, duke pasur hije dyshimi për mos respektimin e rregullave të “fair play financiar”. Në vendin e dytë renditen kushërirët e tyre, “djajtë e kuq”, me një bilanc prej minus 586 milion euro. Podiumin e ekipeve që kanë shpenzuar më shumë e mbyll Barcelona me minus 471 milion euro.

Psg Exit Messi Paris Doit Miser Sur Neymar Mbappe A 304955
Psg Exit Messi Paris Doit Miser Sur Neymar Mbappe A 304955

Nuk mund të mungonte në këtë listë të çmendur as PSG, francezët renditen në vendin e katërt me minus 455 milion euro. Ekipi italian me më shumë shpenzime në dekadën e fundit është Inter me minus 386 milion euro e ndjekur nga Milan me minus 311 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb