Manchester City është afër finalizimit të marrëveshjes për transferimin e shumëpërfolur të Alexis Sanchez. Mediat në Angli raportuan se ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola kishte depozituar dje ofertën e fundit prej 20 mln stërlinash për kilianin që i përfundon kontrata në fund të sezonit me Arsenal.

E nëse të gjithë kanë një pikëpyetje nëse ky transferim do të kryhet, është belgu i Manchester City-t, Kevin de Bruyne, i cili në intervistën për mediat pas fitores 2-1 në “FA Cup” kundër Bristol City-t zbulon gjithçka.

De Bruyne, ndoshta jo me dashje, ka konfirmuar se nuk e shikon më si hipotezë transferimin e 29-vjeçarit, por si diçka që do të ndodhë me patjetër.

“Sanchez është një lojtar shumë i mirë. Ku ai të vijë, do t’i shtojë diçka më shumë ekipit.”

“Natyrisht ne do të shohim se çfarë ndodh në këtë periudhë merkatoje, por nuk duhet të shqetësohemi për këtë gjithsesi”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb