Trajneri Pep Guardiola është shprehur se sezoni i parë në krye të Manchester City ka qenë veçse një “leksion” për të, duke patur parasysh rezultatet e sezoneve të kaluara.

“Ky sesion ka qenë një leksion për mua”, deklaroi tekniku spanjoll në një konferencë shtypi.

Para ndeshjes me Hull të shtunën, “Citizens” ndodhen në vendin e 4-t në Premierlige, me 14 pikë larg kryesuesve të Celsit, ndaj të cilëve humbën të mërkurën në mbrëmje (2-1).

Në skenën evropiane, City u eliminua në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampionëve nga Monaco, kur në sezonin e kaluar shkuan në gjysmëfinale nën drejtimin e Manuel Pellegrini.

“Eshtë normale kur je shtatë, tetë apo nëntë vjet si trajner dhe të njohësh një sezon me probleme”, theksoi Guardiola, i cili ka fituar dy herë C1 me Barçën.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: