Manchester City mundi 2-1 Manchester United, në finalen e FA CUP. Pas fitmit të trofeut të dytë sezonal, foli për mediat trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola.

“Tani ne mund të flasim për Tripletën. Sigurisht që ne duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve si fillim. Sot kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë për qytetin tonë dhe për fansat.

Lojtarët e Junajtid nuk i lanë shumë hapësira lojtarëve tanë duke mbrojtur shumë fortë. Por në pjesën e dytë ne i gjetëm këto hapësira dhe i shfrytëzuam.

Nesër dhe pasnesër lojtarët mund ta bëjnë pushim. Më pas do të kemi tre ose katër seanca stërvitore për Interin. Do të udhëtojmë për në Stamboll të enjten në mëngjes pas stërvitjes.

Ishte shumë e rëndësishme për ne kjo fitore sot. Kupa FA është një trofe mjaft i bukur.

Unë jam një tifoz i Barcelonës, por këtë klub do ta dua për gjithë jetën time. E di që sot i dhamë tifozëve tanë një dhuratë mjaftë të bukur për ta shijuar kundër fqinjëve tanë.

Gundogan? Çfarë sezoni që ka pasur! Stili është aty, por ai ka gjithashtu dhe mentalitet. Ai i luan ndeshjet e mëdha sikur të jenë miqësore, ai mund të mësohet me presionin.

Stones? Lojtar fantastik. Ai ka luajtur mjaft mirë së fundmi dhe na ka dhënë mundësinë për të luajtur në këtë mënyrë. Të gjithë djemtë kanë qenë fantastik”, tha Guardiola. City do sfidojë Interin në finalen e Champions League pas pak ditësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb